TRETMANI

Është e natyrshme dëshira që të dukesh dhe të ndjehesh më së miri dhe ta aktualizosh peshën tënde ideale. Pesha e tepërt mund të jetë një tregues potencial i problemeve shëndetësore. Fatkeqësisht, shumë metoda për humbje të peshës mund ta dëmtojnë trupin dhe të mos e zgjidhin problemin.

Në qendrat tona të dobësimit ofrohet shërbim i veçantë që ndodhë në disa procese, përmes aparaturave të teknologjisë më të re në këtë fushë. Përmes shërbimit tonë të dobësimit, ne ju ofrojmë djegien e kalorive, nxitjen e metabolizmit, shkrirjen e masës dhjamore dhe trajtimin e thellë te saj.

Tretmani që realizohet në qendrën e dobësimit “Shkenda Dubova” është program intensiv, dhe vijimi i seancave në menyrë të rregullt mundëson rezultate të dëshirueshme. Seancat mbahen çdo ditë, dhe një seance zgjat dy orë. Gjatë këtij procesi, çdo klient kalon në 5 aparatura të ndryshme. Shërbimet që ofrohen janë: dobësim i përgjithshëm dhe lokal, rimodelim i trupit, detoksifikim, tonifikim, drenim dhe trajtim anticelulit.

Shërbimet kryesore që ofrohen gjatë një seance, në qendrën e dobësimit “Shkenda Dubova”, janë:

  • Dobësim
  • Modelim dhe tonifikim
  • Detoksifikimin
  • Drenim
  • Trajtim i celulitit

Aparaturat janë të pajisura me Infrared. Rrezet infrared, të afërta dhe të largëta, kombinohen për të depërtuar në indet e lëkurës deri 30% (6mm nën epidermë), gjë që ndihmon humbjen e peshës duke stimuluar lirimin dhe balancimin hormonal, shpërbën grumbullimin e yndyrërave, djeg kaloritë dhe detoksifikon trupin.  Sauna Infrared ka edhe shumë benefite shëndetësore të tjera, siç janë: lehtësimi i dhimbjeve të nyjeve, gjumë më të mirë, relaksim muskular dhe mposhtje të lodhjes.

Një nga proceset e tretmanit tonë është detoksifikimi. Shumica nga materiet toksike që i kemi në trup më së lehti largohen përmes djersëve. Djersitja e nxitur është njëra nga metodat më efektive të largimit të toskinave nga trupi i njeriut.

Nga hulumtimet shkencore mund të vijmë në përfundim se djersitja e nxitur përveç humbjes së peshës poashtu është metodë shumë efektive për largimin e toksinave, metaleve dhe materieve të tjera të dëmshme për trupin.

Përveç detoksifikimit, djersitja e nxitur poashtu mund të ndikojë në përmirësimin e lëkurës, rritjen e qarkullimit, përforcimit të sistemit imunitar, zvogëlimin e problemeve respiratore si dhe bën balancimin e mendjes dhe emocioneve.

Tek ne klientët arrijnë të humbin peshë substanciale, në një afat kohor të shkurtër. Humbja e peshës vjen në mënyrë të natyrshme dhe të shëndetshme, duke djegur kalori pa ndonjë aktivitet të rëndë fizik.


Programi jonë i dobësimit është individual dhe varet nga metabolizmi juaj. Gjatë seancave tek ne ju do të merrni poashtu programin e ushqimit, që të arrijmë rezultatin e dëshiruar, në mënyrë sa më të shpejt.

Klienti i nenshtrohet një analize trupore, ku përcaktohet masa dhjamore hidrike, muskulore, kockore dhe metabolizmi.

Brenda 15 seanca është e paraparë të humben 5 deri në 10kg.
Ndërsa, brenda 20 seancave, 7-8 deri në 15kg dhe prej 40 seancave, 15 deri në 25kg etj.