Seancat mbahen çdo ditë të javës, vetëm te dielën është pushim. Një seancë zgjatë dy orë.
Gjatë një seance, klienti kalon nëpër disa aparatura. Aparaturat që përdoren janë: kabina termike me infrared, sauna, space tunnel me infrared, pajisja e dobësimit intensiv ultra-sonik dhe aparatura për elektrostimulim të muskujve.
Ky proces mundëson shkrirjen e dhjamit dhe trajtimin e tij në thellësi.
Humbja në peshë nëpërmjet aparaturave vjen si rezultat i djegies së kalorive. Do t’i nenshtroheni një analize trupore ku përcaktohet masa dhjamore, hidrike, muskulare, kockore si dhe gjendja e metabolizmit.