Sauna ‘Perfect Body Tunnel’

Shpërbërja e grumbullimit të yndyrërave

Sauna ‘Perfect Body Tunnel’ është një aparaturë e teknologjisë së fundit dhe rezultat i një projekti të gjatë kërkimor, efikasiteti i të cilës është verifikuar shkencërisht në të gjitha aspektet mjekësore, teknike dhe është pa efekte anësore, e po ashtu edhe kuruese për shumë sëmundje. Kjo aparaturë aktivizon molekulat e ujit, duke përmirsuar thithjen e oksigjenit, përmirson qarkullimin e gjakut dhe nxit metabolizmin. Rrezet infra të kuqe të afërta dhe të largëta kombinohen për të depërtuar në indet e lëkurës deri në 30% (6mm nën epidermë) dhe shpërbëjnë grumbullimin e yndyrës të lokalizuar në bark, vithe dhe kofshë. Në mjekësi, IR përdoren poashtu për shërimin e shumë sëmundjeve si: sëmundjet reumatike, sëmundjet degjenerative të nyjeve, gjendjet postraumatike (kryesisht tek sportistët), inflamacionet e hapsirave paranazale etj.