Author: admin

Pajisja e dobësimit intensiv, ultra-sonik
Zvogëlimi i qelizave yndyrore për të arritur efektin e heqjes së pjesës dhjamore
Kjo pajisje funksionon përmes valëve sonike të frekuencës 40000Hz të gjeneruar nga sonda; pasi valet hyjnë në trupin e njeriut, gjenerohet efekt intesiv goditës në qelizat dhjamore, si dhe lëvizja ndërmjet këtyre qelizave, të cilat në mënyrë efektive djegin energji dhe kështu ndodhë tkurrja e qelizave përkatëse. Ndërkohë, vibrimi i valëve sonike shkakton ndikim intensiv midis qelizave, të cilat shpërthejnë menjëherë, duke zvogëluar numrin e qelizave yndyrore dhe arrijnë efektin e heqjes së dhajmit.



Sauna ‘Perfect Body Tunnel’
Shpërbërja e grumbullimit të yndyrërave
Sauna ‘Perfect Body Tunnel’ është një aparaturë e teknologjisë së fundit dhe rezultat i një projekti të gjatë kërkimor, efikasiteti i të cilës është verifikuar shkencërisht në të gjitha aspektet mjekësore, teknike dhe është pa efekte anësore, e po ashtu edhe kuruese për shumë sëmundje. Kjo aparaturë aktivizon molekulat e ujit, duke përmirsuar thithjen e oksigjenit, përmirson qarkullimin e gjakut dhe nxit metabolizmin. Rrezet infra të kuqe të afërta dhe të largëta kombinohen për të depërtuar në indet e lëkurës deri në 30% (6mm nën epidermë) dhe shpërbëjnë grumbullimin e yndyrës të lokalizuar në bark, vithe dhe kofshë. Në mjekësi, IR përdoren poashtu për shërimin e shumë sëmundjeve si: sëmundjet reumatike, sëmundjet degjenerative të nyjeve, gjendjet postraumatike (kryesisht tek sportistët), inflamacionet e hapsirave paranazale etj.



Elektro-stimulatorët muskular
Tonifikimi i trupit përmes elektro-stimulimit muskular
Elektro-stimulatorët muskular – ky është procesi i fundit që bëhet gjatë një seance. Eshtë një proces shumë i rëndësishëm përderisa jeni duke humbur peshë. Përmes elektrostimulimit realizohet procesi i tonifikimit, nuk lejohet varja dhe të qullja e trupit, stimulohen muskujt dhe ngushtohet perimetri.



Kabina e shtrirë ‘Body Shape’
Një tjetër pajisje që sjell benefite të jashtëzakonshme për shëndetin, e në veçanti në humbje të peshës
Kjo aparaturë realizon një funksion të rëndësishëm në relaksimin dhe detoksifikimin e muskujve duke larguar toksinat dhe acidin laktik. Benefitet kryesore janë:
- Riaktivizimi i metabolizmit dhe asistenca në eliminimin e shtresave të tepërta dhjamore, eliminimi i kilogramëve të tepërt dhe rimodelim i formës trupore.
- Lehtësimi i dhimbjeve nga patologji të ndryshme si dhimbja e kurrizit, nervit ishiatik, artritit, reumatizmit.
- Zhduk në mënyrë të ndjeshme celulitin duke eliminuar shtresat dhjamore.
- Ngadalëson efektin e plakjes duke përmirësuar dukshëm elasticitetin dhe butësin e lëkurës.
- Përmirësim i dukshëm i drenimit të toksinave dhe I lëngjeve.
- Detoksifikim, rritje e forcës dhe fleksibilitetit.


