Misioni

Misioni i qendrave tona të dobësimit është ofrimi i shërbimeve me kualitetin më të lartë, në fushën e dobësimit. Klientët tanë duhet të ndahen të kënaqur dhe të kenë rezultate të kënaqshme, në humbje të peshës. Përveç kësaj, çdo klientë i yni duhet të ketë ndihmë në një jetë më të shëndetshme, përmes këshillimit profesional të mënaxhimit të peshës.

Visioni

Të jemi lider në fushën e dobësimit, duke ofruar shërbimet më kualitative përmes teknologjisë më të fundit. Duke ofruar teknologjinë më të re dhe pa efekte anësore, jemi duke krijuar standard të ri në humbje të peshës dhe jetesë të shëndetshme. Përmes përvojës tonë disa vjeçare dhe me besueshmërinë e qindra klientëve, synojmë të jemi liderë të tregut në ofrimin e mënyrës më të lehtë dhe efektive të dobësimit.

Historiku

Qendra e dobësimit Shkenda Dubova ka filluar në vitin 2011 si ndërmarrje e vogël, me vetëm një qendër fillestare në Prishtinë. Duke u nisur nga përvoja personale me vështirësi në dobësim, pronarja dhe themeluesja Shkenda Dubova kishte filluar hulumtimin rreth tregut të dobësimit. Në atë kohë, dobësimi përmes aparaturave ishtë diçka që ishte e padëgjuar në vend dhe pranohej me vështrim të dyshimtë, nga njerëzit që dëgjonin për të. Megjithatë, duke patur rezultate konkrete tek klientët fillestar, qendra shpejtë filloi të fitonte besim të shtuar tek publiku. Më shumë klientë filluan të interesoheshin, duke përfshirë edhe figura publike. Pas 1 viti dhe për shkak të interesimit të shtuar, qendra e dobësimit u hap edhe në Gjilan dhe pastaj në Gjakovë. Në vitin 2019, u hap qendra e parë në Prizren, duke rezultuar në qendrën e katërt në Kosovë.

Pas rezultateve pozitive të qindra klientëve dhe dëshmisë së suksesit të kësaj metode të dobësimit, qendrat tona u zgjeruan edhe në pika të reja jashtë vendit. Duke filluar në Bochum Gjermani, në 2020 u hapën edhe qendrat e dobësimit Shkenda Dubova në: Tiranë (Shqipëri) dhe Argauu (Zvicër). Në vitin 2021 u hap qendra në Stuttgart (Gjermani), Zurich dhe Geneva (Zvicër) si dhe në Shkup (Maqedoni), po këtë vit pritet të hapen edhe pika të reja në Zvicër, Gjermani, Angli, Austri, Kanadë, Dubai etj.