Author: admin

Pajisja e dobësimit intensiv, ultra-sonik
Zvogëlimi i qelizave yndyrore për të arritur efektin e heqjes së pjesës dhjamore
Pajisja funksionon përmes valëve sonike të frekuencës 40000Hz të gjeneruara nga sonda. Pasi valët hyjnë në trupin e njeriut, gjenerohet efekt intensiv goditës në qelizat dhjamore, si dhe lëvizje ndërmjet qelizave dhjamore. Në këtë mënyrë bëhet djegia efektive e energjisë dhe kështu ndodhë tkurrja e qelizave dhjamore.
Ndërkohë, vibrimi i valëve sonike shkakton ndikim intensiv midis qelizave, të cilat shpërthejnë menjëherë, duke zvogëluar numrin e qelizave yndyrore dhe arrijnë efektin e heqjes së dhjamit.

Sauna ‘Perfect Body Tunnel’
Shpërbërja e grumbullimit të yndyrërave
Sauna ‘Perfect Body Tunnel’ është një aparaturë e teknologjisë së fundit dhe rezultat i një projekti të gjatë kërkimor, efikasiteti i të cilës është verifikuar shkencërisht në të gjitha aspektet mjekësore e teknike. Kjo aparaturë nuk ka efekte anësore, përkundrazi, është edhe shëruese për shumë sëmundje.
Duke aktivizuar molekulat e ujit dhe duke përmirsuar thithjen e oksigjenit, përmirsohet qarkullimi i gjakut dhe nxitet metabolizmi. Rrezet infra të kuqe të afërta dhe të largëta kombinohen për të depërtuar në indet e lëkurës deri në 30% (6 mm nën epidermë) dhe kështu shpërbëhet grumbullimi i yndyrërave të lokalizuara në bark, vithe dhe kofshë. Në mjekësi, rrezet IR përdoren për shërimin e shumë sëmundjeve si: sëmundjet reumatike, sëmundjet degjenerative të nyjeve, gjendjet postraumatike (kryesisht tek sportistët), inflamacionet e hapësirave paranazale etj.

Elektro-stimulatorët muskular
Tonifikimi i trupit përmes elektro-stimulimit muskular
Elektro-stimulatorët muskular është një ndër proceset që kryhen në qendrën tonë. Eshtë një proces shumë i rëndësishëm në shkrirjen e dhjamit. Përmes elektro-stimulimit tonifikohet trupi, parandalohet qullja dhe varja e trupit, stimulohen muskujt dhe ngushtohet perimetri.

Kabina e shtrirë ‘Body Shape’
Një tjetër pajisje që sjell benefite të jashtëzakonshme për shëndetin, e në veçanti në humbje të peshës
Kjo aparaturë realizon një funksion të rëndësishëm në relaksimin dhe detoksifikimin e muskujve duke larguar toksinat dhe acidin laktik.
Benefitet kryesore janë:
- Riaktivizon metabolizmin dhe ndihmon në eliminimin e shtresave të tepërta dhjamore, eliminon kilogramët e tepërt dhe rimodelon formën trupore,
- Lehtëson dhimbjet nga patologji të ndryshme si dhimbja e kurrizit, nervit shijatik, artritin, reumatizmin,
- Rrit qarkullimin e gjakut duke furnizuar kështu indet dhe çdo pjesë te trupit tonë me elemente ushqyese,
- Tonifikim i trupit,
- Përmirëson shëndetin e zemrës dhe ul stresin,
- Përmirëson sistemin nervor,
- Redukton në mënyrë të ndjeshme celulitin duke eliminuar shtresat dhjamore,
- Ngadalëson efektin e plakjes duke përmirësuar dukshëm elasticitetin dhe butësinë e lëkurës,
- Përmirsim i dukshëm i drenimit të toksinave dhe i lëngjeve,
- Detoksifikim i organizmit, rritje e forcës dhe fleksibilitetit,
- Lehtëson gjendjen e depresionit,
- Lehtëson dhimbjen dhe përmirëson lëvizjen te personat që kanë sëmundje reumatike.

Sauna Tradicionale nga druri i pishës
Shkrirja e pjesës dhjamore dhe detoksifikimi i trupit
Sauna Tradicionale nga druri i pishës është aparaturë e cila përmes efektit termik të nxehtësisë ndihmon në eliminim të shtresave dhjamore dhe humbjen e peshës.
Disa nga benefitet e saunës me nxehtësi janë:
- Djegia e kalorive,
- Detoksifikimi,
- Përmisimi i qarkullimit të gjakut dhe ulja e tensionit arterial,
- Shkrirja e pjesës dhjamore,
- Reduktimi i celulitit edhe nga zonat më delikate,
- Relaksimi muskular etj.
Vëretje: Personave me probleme kardiovaskulare (zemrës, venave), diabetit, shtatëzënat dhe personat me epilepsi nuk ju lejohet përdorimi i aparaturave tona.